Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Do dal sot nga spitali, mos kini frikë nga Covid-19! Ndihem më mirë se 20 vite më parë

schedule20:42 - 5 Tetor, 2020

schedule 20:42 - 5 Tetor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të lërë spitalin pas mesnate me orën tonë (18:30 me orën amerikane). Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai thotë se ndihet vërtetë shumë mirë ndërsa i bën thirrje qytetarëve të mos kenë frikë nga Covid-19.

“Unë do të largohem nga Qendra e Mrekullueshme Walter Reed sot në 6:30 PM. Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, shkruan Trump./mv. abcnews.al

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1313186529058136070



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!