Trump paralajmëron Turqinë

schedule13:38 - 14 Janar, 2019

schedule 13:38 - 14 Janar, 2019

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka paralajmëruar Ankaranë se do të shkatërrohet nëse kurdët në Siri sulmohen nga ushtria turke. Reagimi i palës turke ka qenë i menjëhershëm: vendi nuk do të frikësohet nga kërcënimet amerikane.

Pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Turqinë se do të shkatërrohej, nëse sulmonte milicinë kurde në Siri, ka reaguar Ankaraja zyrtare. Turqia nuk do të frikësohet nga “kërcënimet ekonomike” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me milicinë kurde siriane, tha Ministri i Jashtëm turk, duke shtuar se vendi i tij nuk ishte kundër idesë së “një zonë sigurie” në Siri, të vendosur midis kufirit të Turqisë dhe pozicioneve të luftëtarëve kurdë.

“Ne nuk do të frikësohemi nga ndonjë kërcënim. Kërcënimet ekonomike nuk do të na çojnë askund”, tha Mevlüt Cavusoglu, duke reaguar ndaj kërcënimeve të Donald Trump për” shkatërrimin “e ekonomisë turke nëse Ankaraja sulmon milicinë kurde siriane aleate e Uashingtonit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruajti në profilin e tij Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shkatërronte ekonomikisht Turqinë nëse sulmon kurdët.

Para tërheqjes së paralajmëruar të trupave ushtarake amerikane nga Siria, presidenti amerikan bëri thirrje për krijimin e një “zone sigurie” prej 30 miljesh, pa detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen e saj apo financimin e saj. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni u kërkon kurdëve “të mos provokojnë Turqinë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!