Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Trump paralajmëroi uljen e trupave në Gjermani, Merz: Të orientuar drejt NATO-s së bashkuar dhe një partneriteti të besueshëm transatlantik

schedule13:42 - 30 Prill, 2026

schedule 13:42 - 30 Prill, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi të zvogëlonte trupat amerikane në Gjermani.

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një komunikim të shkurtër për mediat ka theksuar rëndësinë e “bashkëpunimit të besueshëm transatlantik”. Deklarata e tij vjen mes një përplasjeje të vazhdueshme me Presidentin amerikan Donald Trump, pas situatës së tensionuar në Iran.

Gjatë një vizite në një qendër stërvitjeje ushtarake në Gjermaninë veriore, Merz deklaroi se në “kohë veçanërisht të trazuara” Gjermania po udhëhiqet nga një “busull e qartë strategjike”.



“Kjo busull mbetet e orientuar drejt një NATO të bashkuar dhe një partneriteti të besueshëm transatlantik,” u shpreh kancelari gjerman.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!