Trump: Muri me Meksiken po ndërtohet, është emergjencë kombëtare

schedule11:25 - 28 Mars, 2019

schedule 11:25 - 28 Mars, 2019

Muri në kufi me Meksikën ka nisur të ndërtohet dhe do të shtrihet përgjatë qindra kilometrave. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, i cili këmbënguli se kjo është një emergjencë kombëtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, premtoi se shumë shpejt do të jenë me qindra kilometra mur në kufi me Meksikën pasi ndërtimet do të pëfundojnë shumë shpejt.

Trump theksoi se, pa një mur të tillë do të ketë problem. Ai shtoi se do të shkonte në Kaliforni ku po ndërtohet një pjesë e rëndësishme e këtij muri, pasi në një situatë të tillë emergjente, vendi duhet të mbrohet.

Ndërkohë Pentagoni njoftoi Kongresin Amerikan se dhe pse ka refuzuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për murin në kufi me Meksikën, është vendosur ndarja e një miliard dollarësh për të nisur me ndërtimin e barrierës që sipas presidentit do të bllokojë emigrantët e paligjshëm.

Kësaj shifre do i shtohen dhe fonde të tjera për murin, pasi administrata amerikane synon të mbledhë 1.5 miliard dollarë./abcnews.al