Trump: Mund të kalojnë muaj para se të dihet fituesi i zgjedhjeve të nëntorit

schedule11:08 - 26 Shtator, 2020

schedule 11:08 - 26 Shtator, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha amerikanët mund të mos e dinë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve rreth votimit me postë.

Ekspertët e zgjedhjeve kanë thënë se mund të nevojiten disa ditë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit për shkak se zyrtarët do të kenë nevojë për kohë që t’i numërojnë votat me postë që mbërrijnë pas ditës së zgjedhjeve.

Duke folur gjatë një tubimi në Virginia, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do të preferonte  të zbulonte shpejt nëse ka fituar apo nëse ka humbur, sesa  të presë votat me postë.

“Mua më pëlqen të shoh televizor dhe të dëgjoj (shprehjen) “Fituesi është”, apo jo? Ju mund të mos e dëgjoni këtë për muaj”, tha ai.

Vendimet e gjykatave këtë muaj kanë lejuar zyrtarët në shtetet e fushëbetejës të Miçiganit, Pensilvanisë, Wisconsin dhe Karolinës së Veriut të numërojnë fletët e votimit që mbërrijnë pas 3 nëntorit për sa kohë që ato janë dërguar që nga Dita e Zgjedhjeve.

Sipas sondazheve demokratët preferojnë më shumë votimin me postë  sesa republikanët për të shmangur ekspozimin ndaj COVID-19 në vendet e mbingarkuara të votimit. Fushata e Trump ka ngritur padi në disa shtete për të kufizuar votimin me postë.

Trump  tha madje se nuk do të pranojë  një transferim paqësor të pushtetit nëse ai humb zgjedhjet dhe deklaroi se Gjykata e Lartë do të duhet të deklarojë fituesin. s.ba/abcnews.al