Trump i rikthehet idesë për hapjen e një televizioni të kontrolluar nga shteti

schedule19:51 - 5 Tetor, 2019

schedule 19:51 - 5 Tetor, 2019

Në qendër të kritikave për çështjen e Ukrainës, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i është rikthyer sërish idesë për hapjen e një televizioni shtetëror që sipas tij do të tregojë të vërtetën dhe se sa e madhe është Amerika.

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i është rikthyer sërish idesë për hapjen e një televizioni që do të ishte nën kontrollin e shtetit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë arsyetoi këtë ide me faktin se objektivi kryesor i këtij televizioni do të ishte transmetimi i lajmeve të vërteta dhe jo atyre të rreme.

Gjatë deklaratës së tij më të fundit rreth kësaj çështjeje ai nuk kurseu kritikat për rrjetin televiziv CNN duke thënë se ishte më i rëndësishëm jashtë se sa brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump ka sugjeruar edhe më parë ngritjen e një rrjeti shtetëror. Një vit më parë në një postimin në profilin e tij në Twitter, Trump shprehej se duhej të bëhej diçka që Shtetet e Bashkuara të kenë një rrjet televiziv shtetëror, për t’i treguar botës ashtu siç ishin në të vërtetë, të mëdhenj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!