Trump i hap luftë OBSH-së

schedule10:54 - 8 Prill, 2020

schedule 10:54 - 8 Prill, 2020

Presidenti Donald Trump vuri në pikëpyetje të marten veprimet e  Organizatës Botërore të Shëndetit në  lidhje me Kinën dhe tha që ai dëshironte që grupi të merrte masat përpara se shumë dollarë amerikanë të humbnin.

Ata vepruan gabim dhe nuk kapën sinjalin që në momentin e parë, ’tha Trump gjatë konferencës së tij të përditshme të Shtëpisë së Bardhë.

“Ata duhet t’a kishin ditur dhe ata ndoshta e dinin,” shtoi ai, duke sugjeruar që  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fshehur informacione për koronavirusin.

Ankesa kryesore e Trump me grupin e shëndetit të Kombeve të Bashkuara është se ata thanë se nuk ishte e nevojshme të ndalonin udhëtarët që vinin nga Kina pasi koronavirusi filloi të përhapet përtej Wuhanit, nga ku filloi.

 

‘OBSH, që është Organizata Botërore e Shëndetit, merr shuma të mëdha parash nga Shtetet e Bashkuara dhe ne paguajmë për një shumicë, pjesën më të madhe të parave të tyre, dhe ata në fakt kritikuan dhe nuk ranë dakort me atë çfarë i kërkova unë, tha Trump në konferencë. ‘Dhe ata ishin gabim. Ata kanë gabuar për shumë gjëra ‘.

Kjo zemëratë vjen fill pasi njerëzit e Wuhan u lejuan të dilnin nga shtëpitë e tyre të martën për herë të parë që nga 23 janari.

Bota është ende në izolim- pasi OBSH na siguroi që virusi ishte një problem global – shumica e vendeve të zhvilluara kanë miratuar të njëjtat rregulla të rrepta ‘qëndrimi në shtëpi’.

Më vonë në konferencë Trump kërcënoi  se do të ndërpreste fondet për OBSH nga Shtetet e Bashkuara.

“Ata janë gjithmonë në anën e Kinës,” u ankua gjithashtu ai.

Më vonë kur presidenti u pyet nëse ishte një veprim i zgjuar për të ndërprerë fondet për organizatën e madhe globale të shëndetit gjatë një pandemie globale, ai u tërhoq nga përfundimi i kërcënimit të tij të mëparshëm.

“Nuk po them se do ta bëj, por do ta mendoj, tha Trump.

Me tej Trump u pyet pse mendonte qe Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e fokusuar kryesisht tek Kina.

“Nuk e di, ata duket se janë në anën e Kinës,” u përgjigj presidenti. ‘Mos i mbyllni kufijtë tuaj me Kinën, mos e bëni këtë, ata nuk raportojnë se çfarë po ndodh vërtet.

Ata nuk e panë se çfarë po ndodhte në Wuhan … ata duhet ta kenë parë, por ata nuk e raportuan atë. ‘

 

Trump ndoqi drejtimin e konservatorëve amerikanë përfshirë senatorin në Florida, Rick Scott i cili vendosi fajin OBSH-së për që ndihmoi Kinën Komuniste për të mbuluar një pandemi globale’.

Në të njëjtën kohë, guvernatorët demokratë, ligjvënësit dhe ekspertët kanë dënuar reagimin e Trump në luftimin e virusit, duke sugjeruar se ai bëri shumë pak dhe shumë vonë për luftimin e pandemisë.

Më 31 janar, administrata Trump kufizoi udhëtimet për njerëzit që vinin nga Kina për shkak të shpërthimit.

Por më 3 shkurt, OBSH tha që kufizime të tilla nuk ishin të nevojshme.

 

Për fat të mirë unë hodha poshtë këshillat e tyre për  të mbajtur hapur  kufijtë  tanë ndaj Kinës, citoi Trump ndër të tjera.

‘Pse ata na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?’ pyeti presidenti.

OBSH gjithashtu nuk po rekomandon që çdo person të përdori një maskë. Ligjvënësit e GOP(partia repunlikane)  se OBSH është nën magji të Kinës.

Scott, senatori në Florida, tha se Komiteti i Senatit të Sigurisë Atdhetare duhej të fillojë një hetim për mënyrën se si e trajtoi  virusin OBSH.

Le të kujtojmë se OBSH është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe ka selinë në Gjenevë, Zvicër. Ka 194 anëtarë dhe dy anëtarë të asociuar.

Agjensia financohet në dy mënyra – përmes kontributeve të vlerësuara dhe kontributeve vullnetare.

Kontributet e vlerësuara, të cilat janë si detyrime për organizatën, llogariten duke parë pasurinë dhe popullsinë e një vendi.

SHBA paguan më shumë në kontributet e vlerësuara, sidoqoftë, OJQ-të amerikane dhe organizatat bamirëse, së bashku me dollarët e taksapaguesve, përbëjnë pjesën më të madhe të fondeve të OBSH-së. /abcnews.al