Donald Trump ka pretenduar se rivali i tij Joe Biden është “100%” në anën e palestinezëve, duke u kërkuar hebrenjve në SHBA që të mos votojnë demokratët.
“Çdo person hebre që voton për Biden nuk e do Izraelin”, tha ish-presidenti amerikan.
Ai tha se nuk mund ta kuptojë se si një person hebre mund të votojë për Biden ose partinë e tij Demokratike sepse ata janë 100% në anën e palestinezëve.
“Sinqerisht, është e pabesueshme që historikisht hebrenjtë votojnë për demokratët. Unë nuk e kuptoj këtë,” tha ai.
Trump, i cili shpreson të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë këtë nëntor, e ka njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit gjatë kohës së tij si president. Ai gjithashtu zhvendosi ambasadën amerikane në Izrael dhe u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
SHBA është aleati më i afërt i Izraelit dhe administrata Biden e ka mbështetur atë në luftën e saj kundër Hamasit.
/abcnews.al