TIRANË- Me sulmet në Iran dhe me imponimin që iu bëri vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Donald Trump tregoi se është në pozitat e një njëriu të fortë jo vetëm në SHBA, por edhe te gjithë vendet e tjera perëndimore.
Kështu u shpreh historiani i njohur Paskal Milo, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story”.
“Deri tani, para se të goditej Irani, infrastrukturën bërthamore të tij dhe para mbledhjen e Samitit të NATO-s, në adresë të presidenti Trump kishte edhe mëdyshje për veprimet, gjykimet dhe deklarata e tij. Por me këto dy ngjarje, bombardimet në Iran dhe me unanimitetin e imponuar për të rritur shpenzimet në 5% të PBB të vendeve anëtarë të NATO, Trump është vendosur në pozita e njeriut të fortë jo vetëm në SHBA, por edhe në të gjitha vendet perëndimore”, tha Milo.
Ai theksoi se Donald Trump tani ka dy sfida madhore, që janë Kina dhe Rusia.
“Por, unë mendoj që ai ka dy sfidat të tjera të mëdha përpara me të cilat do ballafaqohet dhe nuk janë sfida si ajo e Iranit dhe pa të cilat ai nuk do mund të merret atë rol dhe të arrijë atë objektiv që ka thënë gjatë fushatës elektorale: Amerika e para!
Është Kina dhe Rusia. Janë dy fuqi të mëdha bërthamore të njohura , me peshë dhe rol shumë të madhe dhe mënyra se si do të ballafaqohen ShBA dhe Trump me këto dy fuqi të mëdha dhe mënyra se si do të gjendet ai ekuilibër midis tyre, do përcaktojë dhe rolin e Trump në histori, por edhe fatin e tij personal në historinë amerikane dhe ndërkombëtare”, tha ai./abcnews.al

