Trump dyfishon tarifat për hekurin dhe aluminin turk

schedule15:36 - 10 Gusht, 2018

schedule 15:36 - 10 Gusht, 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter, deklaroi se ka autorizuar dyfishimin e tarifave për hekurin dhe aluminin që vjen nga Turqia. Kjo për shkak të zhvlerësimit historik të monedhës turke përballë një dollari shumë të fortë. Tarifat për aluminin do të jenë 20 për qind, ndërsa për hekurin 50 për qind. Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se aktualisht marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë nuk janë të mira.
Ndërkohë Financial Times shkruan se Banka Qendrore Europiane ka shprehur shqetësimin e saj për pasojat e mundshme të krizës ekonomike dhe monetare turke tek bankat europiane./abcnews.al