Trump: Do të kandidoj sërish në vitin 2024

schedule15:50 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 15:50 - 2 Dhjetor, 2020

Pasi konfirmoi ri-kandidimin e tij në vitin 2024 duke këmbëngulur se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin të manipuluara, presidenti amerikan Trump po mendon të mbrojë familjarët e tij nga gjyqe të mundshme.

Donald Trump diskutoi me këshilltarët e tij nëse do japë faljen paraprake presidenciale për tre fëmijët e tij të rritur, Donald Trump Jr., Eric Trump e Ivanka, dhe dhëndrit të tij Jared Kushner, por dhe avokatit personal Rudy Guliani me frikën se departamenti i drejtësisë së administratës së ardhshme Biden, do të hakmerret ndaj tij duke goditur ata.

Trump ka shprehur shqetësimin e tij se një ministër drejtësie i presidencës Biden, mund të ketë si objektiv tre fëmijët dhe dhëndrin e tij dhe pse asnjeri prej tyre nuk ka asnjë akuzë aktualisht.

Donald Trump Jr. u hetua për çështjen e Russiagate për kontaktet me rusët që takoi në kullën Trump që ofronin material kompromentues për Hilary Clinton. Por ai nuk është akuzuar asnjëherë zyrtarisht.

Kushner i dha informacione të rreme autoriteteve federale për kontaktet e tij me autoritetet e huaja. Ndërsa shqetësimi i presidentit për Erik dhe Ivanka mund të lidhet me hetimin e prokurorisë së New York për mashtrim dhe evazion fiskal të Organizatës Trump. Por falja presidenciale nuk mbulon dot krime shtetërore apo vendore.

Frika për Gualianin, avokatin i cili po drejton ofensivën e dështuar ligjore për pretendimin e manipulimeve në zgjedhjet e 3 nëntorit, ka të bëjë me përfshirjen e tij në hetimin e prokurorisë së New York për lëvizjet ligjore në Ukrainë kundër Biden dhe rolit të tij në dëbimin e ambasadores amerikan nga Kievi.

Gjatë festës së Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë Trump u shpreh se katër vitet e fundit ishin fantastike dhe ai po përpiqej për katër të tjerë. Në të kundërt ai do të kandidojë sërish pas katër vitesh. Një deklaratë që konfirmon synimin e tij për të kandiduar sërish në zgjedhjet e vitit 2024. Anëtarët e komitetit kombëtar republikan të pranishëm në këtë festë duartrokitën për një kohë të gjatë, ndërsa Trump vijonte të përsëriste se zgjedhjet e fundit presidenciale ishin manipuluar./abcnews.al