Në Anchorage të Alaskës janë zhvilluar protesta në shenjë solidariteti me Ukrainën, pak orë para takimit të paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Qytetarë të shumtë u mblodhën me flamuj ukrainas, pankarta dhe thirrje kundër agresionit rus, duke kërkuar mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas dhe qëndrime më të qarta nga liderët ndërkombëtarë.

Protestuesit kritikuan gjithashtu mbajtjen e takimit pa praninë e përfaqësuesve nga Ukraina, ndërsa theksuan nevojën për transparencë dhe presion të shtuar ndaj Rusisë.



