Presidenti amerikan Donald Trump, ka publikuar një video në “Twitter”, në të cilën jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Trump sqaron se shëndeti i tij është nën kontroll.
Në videon e publikuar në rrjetin social “Twitter” për rreth 4 minuta, Trump jep një mesazh të qartë, ndërsa thekson se është mirë me shëndet dhe se së shpejti duhet t’i rikthehet punës.
“Unë jam mirë me shëndet. Ne jemi duke punuar shumë, që unë të kthehem në punë. Sepse më duhet të kthehem, për ta bërë Amerikën, sërish të shkëlqyer”, shprehet ai.
Presidenti i SHBA, Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania rezultuan pozitiv për Covid-19.
Lajmin e konfirmoi më herët vetë presidenti Trump përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Fillimisht Trump u njoftua se kishte vështirësi në frymëmarrje, më pas u vendos transportimi në Spitalin Ushtarak Walter Reed, ku ai mund të monitorohej dhe trajtohej më shpejt për ndonjë problem shëndetësor.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 3, 2020


