Ish-presidenti i SHBA-së dhe me shumë gjasa kandidati republikan për president, Donald Trump tha sot se ende beson se çështja e ndalimit të abortit duhet të përcaktohet nga ligjet e shteteve federale të SHBA-së, dhe jo nga miratimi i një ndalimi kombëtar për abortin.
Trump, në një video të postuar në platformën e tij “Truth Social”, deklaroi se mbështet abortin në rastet e përdhunimit, incestit dhe për të mbrojtur jetën e nënës.
Trump gjithashtu përsëriti mbështetjen e tij për disponueshmërinë e fekondimit in vitro, duke vënë në dukje se që nga fillimi i fushatës së tij në fund të vitit 2022, Trump e ka shmangur kryesisht temën e abortit.
/abcnews.al