Trump asnjë shans përballë Biden, “orakulli” i zgjedhjeve godet sërish

schedule09:09 - 7 Gusht, 2020

schedule 09:09 - 7 Gusht, 2020

Profesori i famshëm amerikan që ka parashikuar saktësisht fituesit e zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1984, ka nxjerrë verdiktin e tij për vitin 2020: Joe Biden do ta mposhtë presidentin, Donald Trump.

Profesori i Universitetit Amerikan, Allan Lichtman përdor një sistem që i jep rezultatin se kush do të jetë fitues. Në vitin 2016, Lichtman ishte një nga ata të paktët parashikues që thanë se Trump do të ishte presidenti i ardhshëm dhe  gjithashtu parashikoi se fajësimin e Trump.Tani parashikon një fitore të Bidenit në nëntor, shkruan thenewyorktimes.

“Sistemi parashikon humbjen e Trump”, thotë Lichtman.  Gara për zgjedhjet e reja presidenciale do të jetë e ngushtë dhe ka vënë re se ka faktorë të jashtëzakonshëm që mund të ndryshojnë  rezultatin. 13 pikat kyç në sistemin e tij përfshijnë faktorë të tillë si shifrat ekonomike afatgjata dhe afatshkurtra, trazirat sociale dhe skandalet, si dhe karizma personale e kandidatëve, abcnews.al

Sipas sistemit të Lichtmanit, shtatë nga 13 pikat kyçe favorizojnë Bidenin dhe gjashtë prej tyre, Trump-in, duke i dhënë kandidatit demokrat përparësi të vogël.

Lichtman tregon pikat kyçe të Trump. Ai është president në detyrë, ai nuk përballet me ndonjë sfidë serioze të palës së tretë. Ai ka bërë ndryshime të mëdha të politikave dhe ka shmangur çdo dështim të rëndësishëm ushtarak jashtë vendit dhe po kandidon kundër një njeriu, të cilin Lichtman e konsideron një “sfidues jokarizmatik”, abcnews.al

Por Lichtman e sheh Bidenin në avantazh, veçanërisht në dritën e pandemisë së koronavirusit dhe lëvizjes kombëtare të protestave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik. Trazirat shoqërore, kolapsi aktual ekonomik dhe humbja e luftës me pandeminë shkon në dobi të Bidenit, thotë Lichtman.

Vala e vazhdueshme e skandaleve gjatë presidencës së Trumpit përfshirë  “fajësimin”  favorizojnë Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane, abcnews.al

Një tjetër avantazh për Biden, në analizën e tij, është se demokratët fituan në zgjedhjet e vitit 2018, kur fituan sërish Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe Lichtman nuk e llogaritë Trump-in si president “karizmatik”, duke argumentuar se tërheq një bazë të ngushtë votuesve  gjë që i jep një tjetër pikë Bidenit.

Lichtman thotë se ka forca të tjera që mund të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, konkretisht votuesit e pavendosur dhe ndërhyrja ruse në zgjedhje.

Zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA-ve do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti./abcnews.al