Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Armëpushim 5 ditor/ Presidenti i SHBA: Patëm bisedime produktive me Iranin gjatë ditëve të fundit

schedule12:18 - 23 Mars, 2026

schedule 12:18 - 23 Mars, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një armëpushim 5 ditor në luftën ndaj Iranit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaroi se gjatë dy ditëve të fundit, SHBA dhe Irani patën bisedime produktive, për të gjetur një zgjidhje për situatën në Lindjen e Mesme.

Trump theksoi se gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë sulme ushtarake, kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane, teksa bisedimet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.



“Kam kënaqësi të raportoj se SHBA dhe Irani kanë patur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedë shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë dhe të plotë të armiqësive tona në lindjen e mesme. Bazuar në tonin e këtyre bisedave të thella, të detajuara, të cilat do të vazhdonin gjatë gjithë javës, kam udhëzuar departamentin e luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, shkruan Trump në Truth Social.

Më herët gjatë fundjavës, Trump kërcënoi se do të “shkatërronte plotësisht” centralet energjetike iraniane nëse Ngushtica nuk do të rihapej brenda 48 orësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!