Tropojania zgjidhet deputete në Parlamentin e Brukselit: U largova me familjen në Belgjikë kur isha 8-vjeç

schedule09:04 - 17 Qershor, 2024

schedule 09:04 - 17 Qershor, 2024

Shqiptarja Kristela Bytyçi do të jetë tashmë deputetja e parë shqiptare e krahut të djathtë nën flamurin e Lëvizjes për Reforma (MR) në Parlamentin e Brukselit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi gjithçka nga fitorja në zgjedhje, përfshirja në politikë prej 7 vitesh dhe deri te emigrimi nga Tropoja në Belgjikë.

Kristela theksoi se ka qene vetëm 8 vjeç kur familja u largua për në Bruksel, ku nisi dhe një jetë të re.

“Sondazhet për ne si parti kanë qenë pozitive dhe e prisnim që do të kishim një rezultat të mirë, por kur fitova u gëzova shumë.

Partia ime është më e vjetra në Belgjikë, e qendër të djathtë dhe liberale.

Belgjika ka një politikë të komplikuar dhe këtë radhë ne kemi votuar tre herë, parlamentin europian, federal dhe rajonal, ku dhe unë isha pjesë në Bruksel.

Unë me origjinë nga Tropoja, kam qene vetëm 8 vjeçe kur familja ime ka ikur për një jetë më të mirë. Ne kishim familjarë të tjerë këtu, prandaj zgjodhëm që të vijmë në Bruksel”, rrëfeu ndër të tjera Bytyçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!