Mesditën e së shtunës rreth orës 15:46 minuta u regjistrua sërish një tërmet me magnitudë 3,7 ballë sipas shkallës Rihter në Tiranë. Sipas institutit të Gjeo-Shkencave epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra larg Lushnjes. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Fier dhe Tiranë, ndërsa thellësia ka qenë 12 kilometra.
Nga lëkundja nuk raportohet për probleme apo dëmtime, pasi ka qenë me magnitudë të vogël. Javët e fundit në Shqipëri janë regjistruar disa lëkundje sizmike qytete te ndryshme, ndërsa pika më e nxehtë u shënua në Gjiri i Lalëzit, por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëmtime./abcnews.al