Një krim i rëndë ka ndodhur në një fshat të largët, Borje të Kukësit. Burri ka vrarë gruan me sëpatë në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të natës së djeshme, por për shkak të distancës, policia ka mundur të shkojë atje vetëm në mëngjes. Nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje, por autori Adem Tala, 75 vjeç, nuk është kapur akoma nga policia.
Babai i gjashtë fëmijëve pasi goditi në kokë gruan e tij 68 vjeçe është larguar dhe sipas të gjitha gjasave, policia thotë se mund të jetë fshehur në mal./abcnews.al