Tronditet Britania e Madhe, krishterimi nuk është më fe shumicë në Angli dhe Uells

schedule12:37 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 12:37 - 1 Dhjetor, 2022

The Economist

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Nganjëherë varet nga periudha apo koha, por Britania ende mund të duket dhe të ndihet si një vend i krishterë.

Në dhjetor, aty ku kur pijet dhe rrugët e larta shkëlqejnë. Në Dhomën e Lordëve, ku 26 vende janë të rezervuara për peshkopët nga Kisha e Anglisë. Kjo situatë e ndërlikuar me kishën u vu re në shtator, kur Mbretëresha Elizabeth, një besimtare dhe Guvernatorja Supreme e Kishës së Anglisë u varros me një kortezh spektakolar të protestianizmit.

Shumica e britanikëve nuk janë më aq të lidhur me këto zakone të besimit fetar. Shumë njerëz që festojnë Krishtlindjet nuk po festojnë më lindjen e shpëtimtarit të tyre. Prania e klerikëve të lartë në dhomën e sipërme të Parlamentit mund të nënkuptojë më shumë larmi pikëpamjesh, por ka qenë prej kohësh një anakronizëm, raporton abcnews.al.

Shumë njerëz që mbushën rrugët jashtë Westminster Abbey gjatë funeralit të mbretëreshës u mërziten për vdekjen e një monarkeje të dashur, duke mos u lutur për shpirtin e saj. Për vite me radhë vetëm një pjesë e vogël (dhe në rënie) e britanikëve kanë shkuar rregullisht në kishë; sondazhet sugjerojnë se shifra tani është rreth 5%.

Rënia e besimit të krishterë në Britani arriti në një moment vendimtar më 29 nëntor, sipas shifrave të publikuara në 2021 nga Zyra për Statistikat Kombëtare. Për herë të parë, më pak se gjysma e popullsisë së Anglisë dhe Uellsit e konsiderojnë veten të krishtirë.

Shifrat ranë me 17% në një dekadë, në 27.5 milionë; numri i njerëzve që u cilësuan si “pafe” u rrit me 57%, në 22.2 milionë. Megjithatë, edhe pse Anglia po bëhet gjithnjë e më shumë laike, disa fe po shënojnë rritje.

Sipas të dhënave, numri i muslimanëve është rritur me 42%; ata tani përbëjnë 7% të popullsisë. Numri i besimtarëve britanikë që besojnë në fenë Hindu, ka shkuar në 1 milionë për herë të parë. Këto ndryshime pasqyrojnë ndryshime të mëdha demografike.

Një në gjashtë prej tyre kanë lindur jashtë shtetit, në krahasim me një në dhjetë një dekadë më parë. Tre qytete janë “shumicë-pakicë”: Birmingham (51.4%), Leicester (59.1%) dhe Luton (54.8%).

Nëse emigracioni vazhdon të rritet, sekularizimi do të ngadalësohet. Emigrantët priren të kenë një efekt rigjallërues në të gjitha fetë; kjo është kryesisht arsyeja pse qytetarët në Londër frekuentojnë më shumë kishën se në vende të tjera.

Kryeqyteti është rajoni më pak laik, Uellsi më së shumti. Fakti që tani krishtërimi është një fe e “pakicës” po shihet me keqardhje nga e djathta.

Por a do të ndryshojë vërtet diçka ndryshimi i këtij pragu simbolik?

Mund të ndikojë në diskutimet mbi financimin shtetëror të shkollave fetare. Shumica janë ende të krishterë.

Ka shqetësime se shkollat ​​me besim jo të krishterë mund të përkeqësojnë ndarjen etnike: shkollat ​​hindu, për shembull, priren të popullohen vetëm nga fëmijët e emigrantëve nga vendet e Azisë Jugore, raporton abcnews.al.

Grupet që bëjnë fushatë kundër privilegjeve fetare, si Shoqëria Kombëtare Laike, përdorin momente të tilla për të treguar se ka kaluar koha për të ndërprerë lidhjet midis kishës dhe shtetit.

Partia Laburiste po propozon shfuqizimin e Dhomës së Lordëve dhe peshkopëve. Megjithatë, elementi më dallues i formës së teokracisë britanike ka të ngjarë të përshtatet në vend që të zhduket.

Edhe pse ai premtoi në shtator se do të ruajë fenë protestante, Mbreti Charles III duket i tërhequr edhe nga besimet e tjera. Në kurorëzimin e tij majin e ardhshëm, ai mund të përpiqet ta tregojë veten si një person që mbron të gjitha besimet.

Kjo sigurisht do ta ndihmojë pasi, Britania ka një kryeministër hindu dhe një kryebashkiak musliman, ai i Londrës.

/abcnews.al