Gjilani është tronditur nga një tragjedi mesditën e sotme. Policia e Kosovës bën me dije se vajza police ka qëlluar fillimisht ndaj prindërve dhe vëllezërve të saj duke i lënë të katërt të vdekur. Në fund, vajza ka qëlluar edhe ndaj vetes duke e çuar numrin e viktimave në pesë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bojanina” në Gjilan.
Lexoe dhe: VIDEO/ Pesë të vdekur, dalin pamjet e para nga vendi i tragjedisë në Gjilan
Policen e kanë larguar fillimisht nga policia pasi kishte probleme psiqike, por më pas ajo është rimarrë në punë duke i dhënë një detyrë civile. Me këtë detyrë ajo nuk ka të drejtë të mbajë armë, ndërsa mbetet ende e paqartë se ku e ka gjetur pistoletën me të cilën shoi familjen.
Gazetarja e ABC News gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raporton se policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Komunikata e policisë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.
Abcnews.al do t’ju mbajë të informuar në vijim për këtë ngjarje.