Trondit Artan Hoxha: Celulari i 28-vjeçarit që u hodh nga “Sanatoriumi” u hap në spital, si e mësoi familja

schedule12:50 - 24 Shkurt, 2021

schedule 12:50 - 24 Shkurt, 2021

Artan Hoxha nga studio e ABC këtë të mërkurë ka deklaruar se SPAK duhet të hetojë dhe të merret me abuzimet në radhët e bluzave të bardha duke filluar nga vetëvrasjet.

Gazetari ka përmenduar rastin e vetëvrasjes së 28 vjeçarit nga Durrësi në gusht të 2020 ku është shprehur se si ka mundësi që pas lajmit të vetëvrasjes është publikuar një letër e lënë nga ai.

Ndër të tjera Hoxha ka deklaruar se Xhino Koça kishte shkruar një mesazh në celular por nuk ja kishte dërguar atë askujt, dhe mesazhi ka dalë para se celulari të sekuestrohej nga policia.

Mesazhi sipas gazetarit ka dalë në media në momentin që familja po kërkonte protokollin e mjekimit për të afërmin e tyre.

LEXO EDHE: Çështja e “Tires”, Artan Hoxha: SPAK të hetojë dhe vetëvrasjet e pacientëve në spitalet Covid

“Si ka mundësi që ky një ndër të sëmurët me celular kontaktonte herë pas here çfarë ka ndodhur me këtë, celulari i të cilit u mor dhe në telefon u gjet i shkruar një tekst që prezumohet se e ka shkruar ai por që nuk ja ka dërguar askujt. Unë e kam tekstin dhe celularin e filmuar.

Kush ja dha medias? Si e mori vesh kur unë e hap dhe e shkuaj si sms. Menjëherë pasi ka ndodhur vetëvrasja, është njoftuar policia dhe celulari është provë material në varësi të hetimit. Celulari i viktimës është hapur dhe teksti i gjetur aty është marrë dhe i është dërguar medias.

Por si ndodhi një gjë e tillë? Edhe sot e kësaj dite familja nuk di protokollin që është përdorur, familjes që ka kontaktuar me mjekët më të mirë se ajo s’ka folur me Tiren. Familjes nuk i është dhënë asnjë fakt. Kur familja del dhe kërko transparencë, ato i nxjerrin letrën, telefoni nuk është hapur në polici por është hap në spital dhe në media ka dalë para se telefoni të shkojë në polici.

Mesazhi i te riut

Pas këtij rasti kanë ndodhur edhe pesë vetëvrasje të tjera ku familjarët kanë kërkuar transparencë por nuk është lejuar asnjë nga familjarët që të cënonin imazhin dhe në asnjë rast nuk është çuar deri në fund  asnjë hetim”, ka thënë gazetari.e.su./abcnews.al