Triumfuan me 27 gola, vjen vendimi më i çuditshëm i një presidenti!

schedule11:18 - 17 Nëntor, 2019

schedule 11:18 - 17 Nëntor, 2019

Ndodh edhe kështu, shkarkohesh sepse ke fituar me rezultat të thellë. Gjithçka ka ndodhur në klubin e Invictasauro, me bazë në Grosseto. Fitorja me rezultatin 27-0 ndaj Marina Calcio ka tërbuar presidentin Paolo Brogelli, i cili ka dalë me një deklaratë që dënon atë që ndodhi dhe njofton shkarkimin e trajnerit.

“Jemi të tronditur dhe jemi ndjerë shumë keq kur dëgjuam që ekipi ynë i të rinjve ka mundur Marino Calcio me rezultatin 27-0. Diçka e tillë është anti-etike për vlerat që ka futbolli i moshave. Kundërshtari duhet të respektohet gjithmonë dhe kjo nuk ndodhi këtë herë”, ka thënë Brogelli.

“Si president, sinqerisht i kërkoj falje klubit të Marina. Gjithashtu njoftoj se dretorët tanë vendosën unanimisht që të shkarkojnë trajnerin Riccini. Trajnerët tanë kanë për detyrë të stëvritin lojtarët e ri, por mbi të gjitha t’i edukojnë ata. Kjo nuk ndodhi në ndeshjen me Marino Calcio”, përfundon presidenti i klubit italian. /abcnews.al