“Triumfi i Sllovenisë ndaj COVID-19”, pediatri: Duhet realizohen testime masive

schedule08:50 - 6 Prill, 2020

schedule 08:50 - 6 Prill, 2020

Pediatri Rushit Salihu i cili punon në Lubjanë, Slloveni në një lidhje më “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ai theksoi se testimet janë të rëndësishme për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe këtë metodë Sllovenia e ka realizuar në mënyrë masive.

“Mjekësia më moderne e ka të vështirë të mbajë situatën në kontroll, por nga ana tjetër ai theksoi se ka shumë faktorë që ndikojnë negativisht”, theksoi Salihu.

Gjithashtu u shpreh se situata në Itali u përkeqësua edhe për shkak se ka një popullsi të plakur.

“Në Slloveni kemi disa pika hyrëse që bën pjesë edhe vendi i punës, që e përmban mjekësia familjare. Ndërsa për fëmijët e shkollës, apo të gjithë pacientët kontaktin  e parë e realizojnë nëpërmjet telefonatës, me përjashtim të Urgjencës. Nuk kemi pasur asnjë fëmijë në trajtim intensiv, pjesa më e madhe e kanë kaluar në vetëizolim.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet, ende nuk është arritur kulmi. Supozohet se kulminacioni mund të arrihet diku nga mesi i muajit prill. Situata i përmbahet shumë rregullave dhe kufizimeve të vendosura”, u shpreh ai.

Pse është e rëndësishme të bësh testime?

Salihu: Flitet për të krijuar një imunitet kolektiv që edhe mbartja e rasteve të jetë më i kontrolluar. Asnjë shtet më i fuqishëm nuk mund të përballojë rritjen  e numrit të lartë të infektuarve.

/abcnews.al