Tirana mori fitoren e parë në kampionat, kundër Egnatias në transfertë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.
Kampionët në fuqi e zhbllokuan ndeshjen që në fillim, me mesfushorin Sherif Kallaku që u afrua në merkaton e kësaj vere.
Nga fundi i pjesës së parë Qefalia u përplas me Hamzat dhe doli nga fusha i gjakosur. Ai u dërgua në spital, ndërkohë që ndeshja u ndal për 10 minuta.
Gjendja e tij është më e mirë, ndërkohë që golin e dytë Tirana ia dedikoi pikërisht atij. Hasani ishet ai që ndëshkoi vendasit dhe më pas ngriti fanellën e Qefalisë.
Egnatia u mundua ta hapte ndeshjen, por portieri Bekaj ishte vendimtar me pritjet e tij dhe me rezultatin 2-0 Tirana fitoi dhe mori pikët e plota.
EGNATIA-TIRANA 0-2
KALLAKU 14’, HASANI 53’