Po zhvillohet në Gjykatën e Posaccme seanca gjyqësore në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut, pjesë e të cilit janë bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani dhe disa të pandehur të tjerë. Këtë të mërkurë janë paraqitur 7 dëshmitarë të thirrur nga SPAK.
Altin Lamce dhe bashkëshortja e tij kanë dëshmuar para trupit gjykues lidhur me vendosjen e tritolit në banesën e Arben Turkut në Lushnje ku jetontevetë Altin Lamëe bashkë me familjen e tij.
Dëshmon bashkëshortja e Altin Lamçe: Po, në banesën tonë është vendosur një sasi tritoli. Katër herë është vendosur tritol, e para në nëntor 2022, pastaj në 31 dhjetor të atij viti, kanë qenë dhe dy episode të tjera që nuk më kujtohen tani datat. Diku në prill ose shtator – tetor me duket 2023. Për rastet ka ardhur policia, është marrë prokurori, janë bërë të gjitha. Në nëntor 2022, ne ishim në banesë, unë isha me mamanë, bashkëshortin dhe dy fëmijët. Nuk pati lëndime, vetëm dëme materiale. Ka qenë darkë kur ka shpërthyer sasia plasëse, ne ishim zgjuar të gjithë. Herën e parë menduam se ishte ngatërrim banese ose personi, pastaj kur ndodhi herën e dytë në 31 tetor 2022 ishim po ne në banesë. Unë kam tre vëllezër, mes tyre edhe Arben Turku, jetojnë në Angli. Folëm me ta për ngjarjen, asnjëri nuk dyshonte diçka. Probleme me ligjin nuk kishin as në Shqipëri, as jashtë. Borxhe nuk kishin, mesa dimë ne.
Dëshmon Altin Lamçe: Patjetër që jam në dijeni të ngjarjes, sepse jetoj në banesën e vjehrrës time. Shpërthimin e kemi dëgjuar, kemi qenë brenda. Herën e parë ndodhi në darkë dhe erdhi policia bëri procedurat. Ka ndodhur 4 herë, nuk me kujtohen vitet. Tre djemtë e vjehrrës jetojnë jashtë, kanë mbi 20 vite. Kur vijnë akomodohen aty, është shtëpia e tyre. Vëllezërit e gruas vijnë herë pas here në Shqipëri, nuk di të kenë probleme. Nuk u lëndua askush fatmirësisht, por ka patur dëme materiale. Herën e dytë ndodhi natën e vitit të ri, ishim të gjithë në banesë. Shpërtheu tritoli, të njëtat dëme materiale dhe u kryen të njëjtat procedura nga policia. Komshinjtë erdhën të gjithë. Unë herën e dytë shkova në spital. Rastet nuk i lidha me diçka, unë nuk kam patur konflikte apo probleme me dikë. As bashkëshortja, fëmijet e mi apo vjehrra. As vëllezërit e gruas nuk kishin konflikte me njeri. Biseduam për ngjarjen, por dalim në konkuzionin që nuk kemi probleme me njeri.



