Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë

schedule15:05 - 18 Mars, 2019

schedule 15:05 - 18 Mars, 2019

Një shtylle të tensionit të lartë i është vendosur tritol në Fushë-Krujë. Për pasojë njëra këmbë e saj është dëmtuar. Ky është një rast i përsëritur dhe policia ende nuk ka të dhëna për autorët e të dyja ngjarjeve.

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Krastë të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në një nga shtyllat pranë fabrikës së çimentos e për pasojë njëra këmbë është dëmtuar.

Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarjeje, por kjo nuk është hera e parë që kësaj shtylle të linjave Tiranë-Podgoricë dhe Tirane-Prizren, i vendoset tritol.

Policia njoftoi se për këtë rast është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërkohë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, reagoi për këtë ngjarje në Twitter.

Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit”, shkruan Spiropali në postimin e saj.

Dyshohet se tritoli është vendosur para tre ditësh. Shtylla e tensionit të lartë ndodhet në një zonë malore, larg banesave.

Gazetar: Ahmet Zani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!