Tritol policit të Fushë Krujës, forcat e xhenios bënë shpërthimin e kontrolluar

schedule08:54 - 2 Korrik, 2018

schedule 08:54 - 2 Korrik, 2018

Një punonjësi policie të Fushë Krujës i vendosën një kallëp tritoli në hyrje të shtëpisë së tij në fshatin Bubq. Lënda plasëse nuk ka plasur, ndërkohë që Idriz Daci ka njoftuar policinë. Eksplozivit iu bë shpërthim i kontrolluar nga forcat e xhenios që mbërriten nga Tirana. Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, por dyshohet se mund të kete lidhje me punët e tij më parë si gardiani i burgut të Fushë Krujës dhe aktualisht polic në komisariatin e këtij qyteti. /abcnews.al