Tritol në Lushnje, digjen dy makina

schedule09:23 - 6 Maj, 2018

schedule 09:23 - 6 Maj, 2018

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Lushnjes. Makinës së një transportuesi mallrash me Greqinë i është vënë tritol në makinë.

Familjarët Ahmetaj ishin në gjumë kur në oborrin e tyre u dëgjua shpërthimi.

Mjeti tip Fiat u dëmtua pjesërisht. Policia dyshoi për një sasi tritoli të vendosur në pjesën e parme të tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Tetori” në Lushnje.

Bashkë me Fiatin u dëmtua edhe një mjet tjetër i parkuar pranë tij.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por gjasat janë se tritoli është vënë në formë presioni ndaj 44-vjeçarit Altin Ahmetaj. Ky person prej disa vitesh merret me transport mallrash në Greqi.

Hakmarrjet apo kërcënimet me tritol janë bërë të zakonshme në jug të vendit. Vetëm pak ditë më parë në qytetin e Vlorës pati dy shpërthime.

U dyshua që ngjarjet janë shkaktuar nga të njëjtët autorë, por policia akoma nuk ka zbardhur gjë.

Shenjestra e parë ishte një tregtar i vogël që banonte në katin e pestë të një pallati pranë bashkisë. Nëna e tij përfundoi në spital nga tronditjam kurse dëmet ishin të mëdha. Disa apartamente kanë nevojë për riparim.

Shenjestra e dytë ishte një person i arrestuar më parë për trafik droge në Itali, por që është i lirë në Vlorë. Këtu nuk pati shumë dëme sepse tritoli ishte vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!