Tritol makinës së mirditorit/ Ledovik Syziu mbeti i plagosur nga shpërthimi

schedule10:02 - 30 Qershor, 2024

schedule 10:02 - 30 Qershor, 2024

Një shpërthim me tritol ndodhi mëngjesin e të diele në automjetin e një 47-vjeçarit Ledovik Syziu në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, ku sapo 47-vjeçari ka hiput në makinë dhe e ka ndezur, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthimi.

Për pasojë Ledovik Syziu, është dëmtuar  dhe po merr  ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para rezulton se lënda plasëse ka qenë një minë artizanale me telekomandë.

Ledovik Syziu, është një emër I njohur për policinë. Mësohet se ai sapo kishte dalë nga burgu, për shkak se ishte dënuar për plagosje me dashje. Disa kohë më parë ai dhunoi një të moshuar në zonën e Mirditës, dhe për këtë aryse u dënua. Në fshatin ku banonte 47-vjeçari njihej si person problematik, dhe që përfshihej shpesh herë në konlfikte.

Ledovik Syziu, të cilit iu bë atentat është vëllai i Dritan Syziut, kreut të bandës së Mirditës. Dritan Syziu është dënuar me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e efektivit të Policisë, Gjon Paçuku. Ngjarja e ndodhur më 28 qershor të vitit 2000. Vrasjen Syziu e kreu në bashkëpunim me 5 persona të tjerë. Dritan Syziu rezulton në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia, ndërsa prej vitit 2000, rezulton I zhdukur dhe nuk dihet fati I tij.

Ndërkohë Ledovik Syziu ka deklaruar para oficerëve të policisë, se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për tu marrë në pyetje edhe familjarët e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!