Tritol makinës së blinduar, Bylyku është kunati i Domart Konjarit

schedule13:43 - 18 Tetor, 2019

schedule 13:43 - 18 Tetor, 2019

Detaje të tjera kanë dalë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm. Objektivi ishte Artion Bylyku, një emër që nuk është skeduar nga policia më parë.

Siç raporton gazetari Andi Qosja për abcnews.al, ishte makina e blinduar ajo që i shpëtoi jetën Bylykut pasi shpërthimi ka qenë mjaft i fortë. Ndërkohë grupi hetimor gjeti edhe një sasi tjetër tritoli në sediljen e pasme të makinës, e cila nuk shpërtheu.

VIDEO/ Makina luksoze ishte e blinduar: Çfarë zbuloi policia pas shpërthimit që tronditi Tiranën

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/949060602115863/

Por, kush është 50 vjeçari Artion Bylyku?

Ai nuk është i skeduar nga policia dhe rezulton si tregtar makinash, megjithatë policia dyshon se kjo tentativë për ta vrarë lidhet me vrasjet e famshme mes grupeve kriminale në Tiranë, kjo pasi Bylkyku është kunat i Domart Konjarit, nje emer i njohur per policine i cili i ka shpetuar drejtesise shqiptare dhe asaj franceze.

Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen që ka polici rezulton se Konjari është i përfshirë në mnëyrë direkte ose indirekte në disa vrasje apo tentative vrasje përveç trafikut të drogës nga Amerika Latine.

Rasti i fundit ishte vrasja e Devi kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit. /abcnews..al