Formula 1, fiton Mercedes/ Skuadra gjermane me dy pilotë në podium, Russell i pari

schedule12:42 - 16 Qershor, 2025

schedule 12:42 - 16 Qershor, 2025

Emocionet në pistën e shquar “Zhil Vilnëv” ishin të mëdha. Çmimi i Madh i Kanadasë në Formula 1, mbajtur në Montreal, i pati të gjitha, ndërsa hierarkia u shkatërrua edhe më shumë.

Fitues doli ai që mori vendin e parë në prova të shtunën, Xhorxh Rasëll, në timonin e një makine Mercedes që sikur po kthehet në kohët e arta të dikurshme.

Jo vetëm kaq, por skuadra gjermane ngjiti dy pilotë në podium, pasi përveç anglezit ishte edhe italiani tepër I ri, Kimi Antoneli, që doli I treti.

Kampioni I botës në fuqi, fitues I katër titujve radhazi, Maks Verstapen, bëri gjithçka që I lejoi Red Bulli I tij, duke kufizuar dëmet e duke dalë I dyti.

Vështirë ta mbrojë kurorën, por holandezi po tregon klasin edhe pa makinën më të mirë në pistë.

Drama ishte ajo e dy pilotëve më të mirë të Botërorit deri tani, dhe që janë pretendentët kryesorë.

Pas një lufte të ashpër për vendin e katërt, Lando Norris bëri një “vetëvrasje” të vërtetë duke tentuar të parakalojë Oskar Piastrin.

Si përfundim doli vetë nga gara duke dëmtuar shanset e tij dhe të Meklarenit.

Gjithsesi, Piastri mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 198 pikë, ndërsa shoku I tij I skuadrës tek Meklareni, Lando Norris, është I dyti me 176.

I treti kampioni I botës në fuqi, Maks Verstapen me 155 pikë, ndërsa afrohet Xhorxh Rasëll I Mercedesit me 136 pikë.

Meklareni shkon I sigurt drejt titullit botëror për skuadra, me Mercedesin në vend të dytë, ndërsa Red Bulli ka zbritur në vendin e katërt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!