Trishtim, braktisje e kushte të vështira, çfarë ka mbetur nga Thumana pas tërmetit

schedule10:26 - 27 Janar, 2020

schedule 10:26 - 27 Janar, 2020

Abc News ka shkuar edhe në Thumanë. 2 muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, gazetari i ABC News Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se banorët janë të painformuar se duhet të kryejë një aplikim online për kompensimin për banesat e tyre.

Të gjendur nëpër çadra në kushte tepër të vështira, disa banorë e kanë të pamundur për aplikimet online, me sa duket këtë proces do të duhet ta bëjnë punonjësit e bashkive apo komunave.

Tashmë në Thumanë pamja është e shkretuar, e trishtë, kanë mbetur vetëm rrënoja nga banesat e shembura të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duket se gjithçka është braktisur në Thumanë, aty humbën jetën nga tërmeti 24 persona.

Një pjesë e banorëve të Thumanës vijon të jetë e strehuar në hotelet që kanë ofruar ndihmën e tyre, një pjesë tjetër kanë marrë bonusin e qerasë dhe janë strehuar në banesa private.

Një pjesë e madhe vijon të qëndrojë në çadra në kushte të vështira edhe prej motit dhe të ftohtit.

Nevojat e këtyre banorëve janë imediate, qoftë për strehimin, qoftë për ngrohje e ushqim.

Ndërkohë disa banorë kanë njoftuar për abcnews.al se edhe energjinë elektrike në këtë zonë e kanë patur të kufizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!