Tripletë e Mbappe dhe silurë e Paredes, fluturon PSG

schedule23:27 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 23:27 - 15 Dhjetor, 2019

Skuadra e PSG-së vazhdon të tregojë dominim e saj në Francë. Kampionët në fuqi kanë shkatërruar me rezultatin 0-4 në transfertë ekipin e St. Etienne.

Ishte mesfushori Paredes ai që shënoi golin e parë të sfidës, një silurë e vërtetë. Argjentinasi godet fluturimthi nga një distancë e largët dhe shtang portierin vendas. Pas golit të Paredes, Kylian Mbappe mori përsipër dhurimin e spektaklit.

Talenti francez shënoi tre gola përballë St. Etienne, duke e çuar totalin e tij në Ligue 1 në 9 gola. Edhe Neymar kishte mundësi të shënonte, por ylli brazilian tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore, PSG ngjitet në kuotën e 42 pikëve dhe vazhdon marshimin në krye të renditjes./abcnews.al

Paredes feston golin e tij