Tri orë protestë me sfurqe e bishta lopate, banorët dolën në rrugë për të mbrojtur shtëpitë

schedule14:57 - 11 Nëntor, 2019

schedule 14:57 - 11 Nëntor, 2019

Me vegla pune në duar, banorët e Unazës së Re dolën në protestë mëngjesin e sotëm, për të refuzuar shembjen e 8 banesave nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Pas tri orësh,  protestuesit u shpërndanë paqësisht, pasi IMKT njoftoi se aksionin  e tij do ta vijojë të martën.

Ishin përgatitur për t’i bërë rezistencë policisë dhe fadromave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Banorët e Unazës së Re u njoftuan për shembjen e 8 banesave dhe u mobilizuan në kohë rekord.

Me sfurqe e bishta lopate, banorët e Unazës së Re protestuan pranë sheshit Shqiponja, ndërsa u organizimi ishte bërë  në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, në tubim nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësuar politik i opozitës së bashkuar.

Banorët e quajnë projektin korruptiv dhe tendencioz, ndërsa qeveria asnjëherë nuk ka pranuar të dialogojë më ta.

Ka nga ata qëndrestarë që prej më shumë se një viti protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre, teksa presin që të gjendet një zgjidhje.

Pas tri orësh qytetarët e Unazës së Re u larguan, por e marta do t’i gjejë përsëri në gatishmëri, pasi i tremben një ndërhyrje të IKMT në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu, policia e Rendit bashkë me ato të FNSH, pritet të jenë në mbështetje të inspektorëve të IKMT, të cilët kanë projektuar për shembur në total më shumë se 230 banesa të cilat preken nga ndryshimi i projektit të Unazës së Re. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!