“Treshat” sjellin këngën e re, djemtë rrëfejnë detajin e veçantë nga prapaskenat e klipit

schedule09:17 - 30 Korrik, 2020

schedule 09:17 - 30 Korrik, 2020

Të ftuar në emisionin e mëngjesit në Abc Neës ishin Enis Keta, Andi Stafuka dhe Fatjon Ndini. Pak ditë më parë, “Treshat” publikuan këngën më të fundit të titulluar “Pa ty”, ndërsa rrëfyen në studio se si lindi ideja për të krijuar grupin.

Me Enisin kam shumë vite që njihem që në liceun artistik, me Fatjonin ka katër vite që e njoh dhe isha unë ai pjesëtari që bëra bashkimin. Enisi një ditë të bukur tha se dua të krijoj një band, dhe tha ke ndonjë ide kë mund të shtojmë një djalë tjetër, ishte dhe Fatjoni. Kimia ishte e përbashkët.”, tha Andi.

Djemtë theksuan se kënga është xhiruar në Gjirokastër, ndërsa rrëfyen dhe prapaskenat e klipit. Njëri prej tyre tregoi një detaj të veçantë, pasi iu është dashur të mbajnë syze gjatë xhirimeve, për shkak se klipi u realizua pas një ditë të lodhshme për ta.

Ka backstage pafund, sepse një natë më parë ne ishim në Durrës duke performuar. Dhe nga ora dy e mëngjesit jemi nisur një varg makinash në mëngjes dhe ishim shumë shumë të lodhur prandaj kemi mbajtur syze. Pjesa tek qafa e pazarit është xhiruar pasdite dhe ishim shumë të lodhur.“, tha njëri prej tyre. /abcnews.al/ /abcnews.al/