Treni përplas makinë në Klinë, gjashtë të lënduar

schedule20:49 - 11 Tetor, 2021

schedule 20:49 - 11 Tetor, 2021

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentimit nga treni e veturës me të cilën po lëviznin në Klinë përgjatë të hënës.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, derisa ka bërë me dije se të gjashtit po marrin tretman mjekësor.

“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti  6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, njoftoi Rugova. /Gazeta Express/