Treni i transportit të mallrave i linjës Vorë-Shkodër doli nga shinat gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të kësaj linje në Ishëm të Krujës. Treni me 11 vagona udhëtonte bosh në drejtim të Shkodrës. Për fat nuk pati të lënduar. Sipas policisë kanë qenë binarët e amortizuar të hekurudhës, ato që shkaktuan këtë aksident pa pasoja. Brenda këtij viti ky është rasti i dytë që treni del nga shinat./abcnews.al
https://youtu.be/-4C1Za1ct3I