Tre persona janë plagosur rëndë kur mjeti me të cilin po udhëtonin përfundoi në kanal pas përplasjes me trenin e pasagjerëve të linjës Shkodër- Vorë. Sipas njoftimit të policisë, kamionçina po kalonte rrugën mbi shina, kur treni ka ardhur dhe e mori para. Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Lezhës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar mashinistin e trenit deri në zbardhjen e plote të ngjarjes./abcnews.al
Treni i linjës Shkodër –Vorë merr para një kamionçinë në Pllanë
schedule09:31 - 10 Prill, 2018
schedule 09:31 - 10 Prill, 2018