Gjatë karrierës së tij Marco Reus ka pasur disa mundësi për të lënë Borussia Dortmund, me Real Madrid dhe Barcelonën, si klubet më këmbëngulëse për të marrë shërbimet e anësorit gjerman.
Por dëmtimet e kanë parandaluar vit pas viti për të bërë një hap cilësor në karrierë, gjë që e ka mbajtur atë të lidhur me fanellën e ekipit të “Signal Iduna Park” që kur ai mbërriti nga Borussia Monchengladbach.
Sidoqoftë, 31-vjeçari gjerman mund të ketë ende mundësinë të ndryshojë mendim sepse mësohet se Milani interesohet për të blerë shërbimet e tij, në një operacion që do të kryhet gjatë gjithë merkatos së dimrit, në të cilën Milani ka një diferencë të mjaftueshme parash për të ndërhyrë në merkato.
Kuqezinjtë janë në garë për titullin kampion dhe ardhja e Reus do e rriste ndjeshëm potencialin e tyre. Nga ana e tij, Marco Reus nuk e sheh me sy të keq këtë lëvizje në mes të sezonit, pasi ky është “treni i fundit” në karrierën e tij, që nëse do të kishte pasur fat më të mirë, me siguri do të kishte luajtur në një të klubeve më të mira. /abcnews.al