Tregu në Rus të Shkodrës kthehet në vendparkimi

schedule16:15 - 17 Mars, 2019

schedule 16:15 - 17 Mars, 2019

Prej një viti tregtarët në Shkodër shesin në rrugë pasi tregu në lagjen Rus nuk është vendosur në funksion akoma.

Shitet e blihet në trotuare. Kurse tregu dhe pse i rikonstruktuar plotësisht është i boshatisur. Kjo situate prej një viti ne Rus të Shkodrës.

30 milion janë shpenzuar për rehabilitimin e këtij vendi shit-blerje. Por ai po degradon dhe po shfrytëzohet për parkim të makinave.

Tregtaret thonë se paguajnë taksat  2018-ës por po qëndrojnë në rrugë.  Askush nuk di t’u tregoje se çfarë po ndodh.

Një zonë e cila është më e frekuentuara në Shkodër është zona e Rusit për shkak të tregut.  Por sot pazari i fruta perimeve apo i produkteve ushqimore behet ne rruge jashtë çdo standardi.  Pavarësisht se ai është bosh, taksa për të jepet njësoj sikur të ishte në funksion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!