Tregtarët e tregut industrial në Berat protestojnë: Nuk kemi para për të mbajtur familjen

schedule10:08 - 22 Prill, 2020

schedule 10:08 - 22 Prill, 2020

Tregtarët e tregut industrial kanë protestuar përpara Bashkisë Berat. Ata kërkojnë pagën e luftës e cila sipas tyre nuk ju është dhënë.

“Kemi që prej datës 12 mars që kemi ulur qepenat, taksat të papaguara, siguracione të paguara, kërkojmë që të na jepet paga e luftës. Nuk kemi me para për të mbajtur familjen”, u shpreh një prej tregtarëve.

Ndërkohë, edhe mbyllja e tregut të fruta-perimeve në Vlorë, i njohur ndryshe edhe si tregu i “Orizit” ka bërë që tregtarët ditën e djeshme të protestonin para Bashkisë.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit arsyet të mbylljes së tregut ishin për shkak mungesës së kushteve higjienike. Por, këta tregtarë u shprehën se puna në atë treg është e vetmja mundësi për të mbajtur familjen.

Lexo edhe: Tregtarët e tregut të “orizit” në protestë përpara bashkisë Vlorë: Jemi pa bukë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!