Tregtarët e Korçës kundër njëri-tjetrit, të gjithë në protestë

schedule08:24 - 2 Shtator, 2019

schedule 08:24 - 2 Shtator, 2019

Tregtarët e shumices dhe ata të markates në qytetin e Korçës u hodhën në protestë. Palët kanë paraqitur kërkesat e tyre respektive dhe kërcënuan me përshkallëzim të protestave. Por Bashkia në njoftimin zyrtar ka kërkuar pajisjen e të gjithe tragtarëve me NIPT.

Atyre që iu vunë kyçin dhe nuk i lanë të shesin, prodhimet u përfunduan në rrugë. Kurse tregtarët e Markatës dolën kundër më të mëdhenjve dhe duan ulje të qerasë.

Korça e nisi këtë jave me protestat e njerëzve që tregtojne. Dy palë kundër njëri-tjetrit.

Të parët ishin ata që ushtrojnë aktivitetin në ambjentet e tregut të shumicës. Policia bashkiake u bllokoi hyrjen dhe nuk i lejoi te shessin.

Dy orë më vonë në protestë dolën shitësit e merkatës së re. Ata kërkuan mbylljen e tregut të shumicës duke pretenduar se po falimentojnë. Kërkojnë dhe ulje të qirasë.

Ka kohë që mes tyre ka lindur konflikti. Njëra palë që pretendon se nuk zhvendoset në Markatë, sepse nuk përballojnë tarifat e bashkisë, dhe tjetra palë që kërkon të njëjta rregulla për të gjithë shitësit. Protestat sollën paralizim të qarkullimit në qytet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Nuk pati incidente, por tubuesit kërcënuan me përshkallëzim të protestave.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!