“Tregojuani sërish kush janë kampionët!”, Jasir Asani karikon Partizanin

schedule13:19 - 25 Janar, 2020

schedule 13:19 - 25 Janar, 2020

Jasir Asani nuk e harron Partizanin. Sulmuesi anësor, kampion vjet me demat e kuq, karikon shokët e ish-skuadrës së tij para ndeshjes me Kukësin kryesues. Vjet në Shkodër ai shënoi një gol me shumë vlera dhe festoi para tribunës VIP.

Shenja “hesht” që bëri u komentua ashpër nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndërkohë që Asani duket se nuk e ka harruar dhe dëshiron shumë që Partizani të fitojë sërish.

“Ju gjithmonë ua keni treguar atyre se kush janë kampionët. Tregojuani sërish nesër!”  shkruan Asani në postimin e tij në Instagram. / abcnews.al

Postimi i Jasir Asanit