Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shpëtohen turistët aventurierë/ Dy operacione kërkim-shpëtimi në Malin e Çikës dhe Dhërmi

schedule19:05 - 4 Gusht, 2026

schedule 19:05 - 4 Gusht, 2026

Dy operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi u zhvilluan në Vlorë, ku shërbimet e Policisë së Shtetit u erdhën në ndihmë gjashtë turistëve të huaj që kishin mbetur të bllokuar në terrene të vështira malore.

Në Malin e Çikës, tre turistë gjermanë, rreth 18 vjeç, kërkuan ndihmë pasi mbetën të bllokuar dhe nuk mund të vijonin më lëvizjen për shkak të lodhjes fizike dhe terrenit të thyer. Pas lokalizimit të tyre, autoritetet angazhuan një helikopter, i cili bëri të mundur evakuimin e sigurt nga ajri.

Një tjetër operacion u zhvillua në Kanionet e Gjipesë, ku një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur mbetën të bllokuar në një zonë të thepisur. Reparti Special “Delta Forcë”, në bashkëpunim me Policinë e Dhërmiut, zhvilloi një operacion që zgjati rreth katër orë, në kushte të errësirës dhe në një terren tepër të vështirë.



Pas lokalizimit, të tre u nxorën në mënyrë të sigurt nga zona e rrezikshme dhe, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan efektivët ndërsa Policia e Shtetit apelon që vizitorët të tregojnë kujdes gjatë eksplorimit të zonave malore dhe të informohen paraprakisht për vështirësinë e itinerareve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!