Tre të vrarë në Deçan, Kurti: Policia e mobilizuar me kapacitetet të plotë për ta hetuar e për vendosjen e drejtësisë

schedule23:03 - 26 Nëntor, 2021

schedule 23:03 - 26 Nëntor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Deçan ku tre persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur. Në një postim në Facebook, Kurti u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Po ashtu, ai bën të ditur se policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar krimin dhe për të vënë drejtësinë.

ALBIN KURTI NË FACEBOOK

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi.”
Më herët gjatë  mbrëmjes për ngjarjen e rëndë ka reaguar presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!