Tragjike në Greqi, 3 të vdekur nga koronavirusi që në mëngjes

schedule10:04 - 31 Mars, 2020

schedule 10:04 - 31 Mars, 2020

Tre persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm nga koronavirusi në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se viktimat janë një 78-vjeçar, një 82-vjeçar dhe një 79-vjeçar.

Sipas informacionit paraprak, të moshuarit  kishin sëmundje kronike, ndërsa infektimi nga koronavirusi rëndoi gjendjen e tyre. Numri i viktimave nga Covid-19 në shtetin grek ka shkuar në 46.

Sakaq, janë 1,146  të prekur me Covid-19 në Greqi, ku 1.080 ishin grekë dhe 66 të huaj. Për sa i përket gjinisë, mbizotërojnë pacientët meshkuj. Nga 1150 pacientë, 646 (56%) ishin meshkuj dhe 504 (43%) ishin femra.

Gati një në katër pacientë është mbi 65 vjeç. Shumica e pacientëve janë në grupmoshën 40-64 vjeç. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!