Tre të vdekur pas sulmeve në qendër të Izraelit

schedule07:29 - 6 Maj, 2022

schedule 07:29 - 6 Maj, 2022

Tre njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në atë që policia ka thënë se dyshohet të jetë sulm terrorist në qendër të qytetit izraelit, Elad.

Dy sulmuesit – njëri i armatosur me armë dhe tjetri me sëpatë – kanë shënjestruar kalimtarët në parkun e qytetit, kanë raportuar mediat izraelite.

Të dyshuarit janë ende në arrati.

Ky sulm ka ndodhur teksa Izraeli ka shënuar Ditën e Pavarësisë, ditë pushimi për nder të themelimit të shtetit.

Ky sulm vjen edhe pas sulmeve vdekjeprurëse që janë kryer nga palestinezët dhe arabët izraelitë në ditët e fundit, duke shënuar periudhën me sulmet me të përgjakshme në Izrael prej vitit 2006.

Të paktën 15 njerëz janë vrarë në Izrael dhe në Bregun Perëndimor në javët e fundit.

Izraeli është përgjigjur duke bastisur qytezat palestineze, veprime që kanë nxitur përleshje dhe kanë rezultuar me viktima.

Së fundi ka pasur përleshje të dhunshme edhe në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, pikë e rëndësishme si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë, të cilët e quajnë Mali i Tempullit.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të qytetit Elad që të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Shumica e popullsisë së qytetit është pjesë e komunitetit të hebrenjve ultra-ortodoksë. /Rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!