Tre të shoqëruar për atentatin në Vlorë, e kaluara e errët e shënjestrës: Armë dhe burg në Belgjikë

schedule11:12 - 4 Janar, 2022

schedule 11:12 - 4 Janar, 2022

Tre persona janë shoqëruar për ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku u shpërthye me eksploziv në makinë. Gazetari i “ABC” Elton Nikaj deklaron se nga policia nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë që ishte i braktisur, pasi pronari Bernard Sinomati jetonte jashtë vendit.

Grupi hetimor po kqyr pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohën kur është vendosur sasia e tritolit, që dyshohet se ishte rreth 150 gr.

Bernard Sinomati është emër i njohur për drejtësinë brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia Vlorë për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu rezulton i dënuar në Belgjikë ku nga burgu ka dalë një vit më parë.

Pikërisht pista e burgut në Belgjikë është më konkrete ku po fokusohen më shumë hetuesit për të zbuluar arsyet e dënimit dhe konfliktet e mundshme, ku nuk përjashtohet prishja e pazareve të ndryshme.

Tritoli në makinë dhe aq më tepër i vendosur në krahun e shoferit, duket se është një mesazh i qartë për vlonjatin që ishte larguar nga vendlindja dhe jetonte jashtë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!