“Tre të prekur me koronavirus në Kosovë”, mjeku Krasniqi: Pacientët në gjendje të stabilizuar, stafi mjeksor të tregojë kujdes

schedule16:10 - 14 Mars, 2020

schedule 16:10 - 14 Mars, 2020

Numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në Kosovë deri më tani është tre persona, fatmirësisht gjendja shëndetsore e tyre paraqitet e stabilizuar.

Mjeku infeksionist në Klinikën Infektive të QKUK-së Valbon Krasniqi është shprehur se deri diku autoritete shëndetsore në vend ishin të përgatitur pasi pritet që koronavirusi të mbërrinte, por gjithahstu ai ka pranuar se patjetër stafi mjeksor ka nevojë për më shumë mjete për ta përballuar një fluks të madh pacientësh.

Doktori është shprehur për ABC News se duke qenë se koronavirusi në Kosovë mbërriti më vonë se në Shqipëri, planet dhe masat ishin gati dhe me urdhër të qeverisë thjeshtë është kaluar në zbatimin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Për personelet mjeksore në Shqipëri ka pasur një debat për pajisjen e mjekëve me masa mbrojtëse, po në Kosovë si është situatë për mbrojtjen e mjekëve dhe personelit mjeksor?

Të them të drejtën nuk duket se jemi dhe ne por të paktën për disa jave ne në klinikën e infektivit jemi të pajisur me pajisjet e duhura. Por gjithashtu është e rëndësishme që të ketë dhe ekipe në terren, unë e dëgjova me vëmendje thirrjen e ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri dhe të rektorit të Universitetit të Mjeksisë të cilët bënin thirrje për një shtim të radhëve të personelit mjeksor dhe duke pasur parasysh këtë fakt dhe në Kosovë është nevoja që të ketë ekipe në terren në ndihmë të personave që janë të dyshuar për prekje nga koronavirusi. Ky ëhstë një problem është ngritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetsisë. Gjithashtu personeli mjeksor duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të mbrojë vetveten në radhë të parë se jo vetëm që rritet numri i të infektuarve, por dalin nga sistemi dhe një pjesë e madhe e stafit mjeksor dhe kjo vështirëson dhe përballimin e rasteve të ndryshme që mund të paraqiten pranë spitalit.

Po për kryerjen e analizës specifike të koronavirusit deri në çfarë shifrash ditore mund të arrijë Kosova?

Tani për tani në javët e fundit kemi pasur një numër jo shumë të lartë 20-30 montra janë bërë në ditë ndërkohë që kapacitetet janë deri në 100 monstra në ditë. Duhet të kemi parasysh se jo çdo orë apo çdo dy orë këto teste por më së shumti një ose dy here brenda ditës mund të dalin këto analiza.

Po në lidhje me të gjendjen e të prekurve çfarë mund të themi?

Pacientët fatmirësisht janë në gjendje të stabilizuar dhe nuk kanë nevojë për terapi intensive./abcnews.al